Përgjatë punëtorisë, u shqyrtuan të gjitha pikat e këtij plani, duke i bashkërenduar dhe harmonizuar të gjitha aktivitetit.
Në fund të kësaj punëtorie, anëtarët e Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, miratuan planin njëzëri.
Mekanizmi ka për qëllim që të adresojë dhe të trajtojë çështjet e dhunës në familje, duke përfshirë përfaqësues të institucioneve të ndryshme lokale dhe organizatave joqeveritare.
Mbahet punëtoria për harmonizimin e planit të veprimit të mekanizmit koordinues komunal për mbrojtje nga dhuna në familje në Komunën e Rahovecit
I kryesuar nga zyrtari për barazi gjinore, Alban Gashi, njëherësh kryesues i grupit punues dhe i shoqëruar nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi, u mbajt punëtori për harmonizimin dhe miratimin e Planit të Veprimit të Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.