Shoferëve kosovarë u duhet patentë e veçantë për të udhëtuar jashtë vendit

Me projektligjin e ri për patentë shofer parashihet që shoferët kosovarë, nëse dëshirojnë që të udhëtojnë drejtë shteteve të rajonit dhe evropiane, janë të obliguar që të pajisën me patentë ndërkombëtar, njofton lajmi.net

Sipas projektligjit të ri, patentë shoferët ndërkombëtarë lëshohet në bazë të patentë shoferit të lëshuar në Republikën e Kosovës i cili, në momentin e aplikimit duhet të ketë vlefshmëri së paku gjashtë (6) muaj.

Por, patentë shoferi ndërkombëtar nuk lejohet të përdoret si dokument gjatë ngasjes brenda territorit të Republikës së Kosovës.Deputeti Armend Zemaj, anëtar i Komisionit për legjislacion patë qenë i zëshëm rreth projektligjit për patentë shofer.

Ai tha se vërejtjet e tij ishin më shumë rreth mënyrës se si përdorët një patentë shofer i tillë.

Ai thotë se ka kërkuar që të specifikohet qartë mënyra e nxjerrjes e përdorimit dhe afatet kohore.

“Me konventën e Komisionit Evropian të vitit 2000, vendet që janë pjesë e Unionit Evropian nuk kanë nevojë për një dokument të tillë.

Ky është një dokument që është lehtë i përdorshëm nuk do të thotë që duhet të jenë dy lloje të patentë shoferëve por kjo është sipas kërkesave për vende të treta dhe është në përdorim me afat të shkurt kohorë”, tregoi deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj.

Patentë shoferët ndërkombëtarë parashihet të lëshohen nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kështu u vendos në mbledhjen e Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik.

Sipas projektligjit të ri për patentë shoferë që pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës, personi i cili posedon patent shofer të lëshuar në njërin prej vendeve të Unionit Evropian, duke përfshirë Zvicrën, Norvegjinë, dhe SHBA-ën, nuk ka nevojë që t’i nënshtrohet testimit shtesë me rastin e aplikimit për ndërrim në patentë shofer të Republikës së Kosovës.