Me këtë rast u formalizua edhe kontributi financiar i komunës në këtë Pakt, transmeton InfoKomuna.
Paktet Territoriale të Punësimit (PTP) që janë implementuar përmes projektit INTERDEV 1 që nga viti 2014, janë treguar të suksesshme në komunat partnere, duke përmirësuar gjenerimin e të të ardhurave dhe krijimin e vendeve të punës në nivel lokal, duke përmirësuar udhëheqjen komunale, reagimin ndaj nevojave të komuniteteve të tyre dhe bashkëpunim me sektorin privat dhe shoqërinë civile.
Në ngjarje ishin të pranishëm nënkryetari i komunës së Shtërpcës, z. Ivica Tanasijevic, shefi i administratës/këshilltari i sektorit privat në ambasadën austriake në Prishtinë, z. Arsim Aziri dhe asistent përfaqësuesja e përhershme/kordinatorja e Programit, znj. Valbona Bogujevci, të cilët edhe nënshkruan marrëveshjen për fillimin e PTP-së.
Gjatë dy viteve e gjysmë të ardhshme, PTP i parë në Shtërpcë do të ndikojë në mbi 200 banorë në komunë duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi të reja, të gjejnë punë, ose të rrisin prodhimin bujqësor dhe të gjenerojnë më shumë të ardhura financiare për familjet e tyre.
Në Shtërpcë, PTP do të stimulojë prodhimin bujqësor të mjedrës dhe mjaltës, do të krijojë vende pune për rininë në profesione të kërkuara nga tregu, do të promovojë turizmin dhe infrastrukturën turistike, do të zgjerojë sipërmarrësinë sociale për të rritur integrimin e banorëve të cenueshëm në punësim si dhe do të promovojë prodhimin organik.
PTP mbështetet në dhe forcon bashkëpunimin midis departamenteve të komunës, zyrave të punës dhe qendrave të aftësimit profesional të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe sektorit privat lokal dhe shoqërisë civile, të gjitha me qëllim që tregu i punës dhe sipërmarrësia të jenë të qasshme për të gjithë.
Projekti INTERDEV 2 i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim promovon në mënyrë aktive fuqizimin e grave, të rinjve dhe personave në rrezik që të lihen pas me mundësi për punësim, zhvillim të aftësive dhe ndërmarrësi rurale.
Parashihet që në tre vitet e ardhshme, projekti të krijojë mbi 700 vende pune dhe të përmirësojë jetën e të paktën 3,800 banorëve në tri komunat partnere të Shtërpcës, Dragashit dhe Vitisë. /InfoKomuna/
UNDP dhe ADA promovojnë punësimin dhe ndërmarrësinë në Shtërpcë
Në kuadër të projektit INTERDEV 2, të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Komuna e Shtërpcës dhe UNDP lansuan Paktin Territorial të Punësimit.