Në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Shtimes dhe Organizatën për Zhvillim Rural “Mëshqerra”, e cila merret me mbështetjen e blegtorëve, u dhanë makinat mjelëse për fermerët përfitues.
“Këto makina janë dhënë falas për fermerët dhe janë një teknologji e re, e cila lejon mjeljen e dhive në një mënyrë më efikase, higjienike dhe të shpejtë, dhe kjo ndikon në rritjen e produktivitetit, cilësisë dhe vlerës së produkteve të qumështit të dhive”, tha Gojart Bajrami, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, duke u bërë thirrje fermerëve të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe t’i përdorin makinat mjelëse të dhive në mënyrë të duhur dhe të përgjegjshme.
Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Shtimes, Faruk Beqa, tha se ky aktivitet tregoi se bashkëpunimi mes institucioneve, organizatave dhe fermerëve mund të sjellë rezultate të shkëlqyera për zhvillimin e blegtorisë.
Mbështeten me makina mjelëse fermerët përfitues nga Komuna e Shtimes
Për t’i ndihmuar fermerët me sfidat me të cilat përballen, Komuna e Shtimes, edhe kësaj here u doli në ndihmë kësaj kategorie, ku fermerët të cilët ishin përfitues të dhive, përfituan edhe makina mjelëse.