Postimi i plotë i kryetarit Nura:
“Edhe 11 fermerë tjerë përfitues i shtohen listës së atyre që janë përkrahur dhe vazhdojnë të mbështeten nga programet tona bujqësore, të cilët, me nënshkrimin e kontratave në kuadër të bashkëpunimit me IADK, nga sot bëhen pronarë të llaktofrizeve me pajisje përcjellëse, duke iu krijuar kushte të përshtatshme për grumbullimin dhe ruajtjen e qumështit.”
Edhe 11 fermerë tjerë përfitojnë subvencione nga Komuna e Skenderajt
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, përmes një postimi ka njoftuar se sot kanë nënshkruar kontratat edhe me 11 fermerët përfitues të subvencioneve nga kjo komunë.