Lidhur me këtë, kryetari Nura ka shkruar:
“Edhe një tjetër, e fundit në listën e premtimeve të mëdha!
Në Likoc, në vendin ku historia jonë ruan trashëgiminë e çmuar të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përuruam fillimin e punimeve të ndërtimit të Subqendrës, për të kthyer edhe këtë lokalitet në një qendër me tipare të një zone të urbanizuar me kushte të mira për jetesë dhe veprimtari të larmishme ekonomike.”
Filloi ndërtimi i Subqendrës në Likoc të Skenderajt
Sot gjatë ditës, ka filluar realizimi i projektit i Subqendrës në fshatin Likoc të Komunës së Skenderajt, ku me këtë rast kryetari Fadil Nura ka vënë gurthemelin e saj.