Në kuadër të këtij projekti, do të trajtohen edhe degëzimet e lagjeve të fshatit.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj, kanë qenë të pranishëm në nisjen e punimeve të këtij projekti, që ishte premtim i Qeverisjes Nura, për infrastrukturë të re rrugore në këtë fshat të madh të komunës së Skenderajt.