Postimi i plotë i kryetarit Nura:
Të dashur qytetarë,
Ju prezantojmë projektin e rëndësishëm kapital të ndërtimit të Muzeut dhe Bibliotekës së qytetit, një nga premtimet tona për këtë objekt kulturor që do të jetë pjesë e identitetit të Skenderajt, me një ndërtim bashkëkohor që paraqet okarinën në krahët e shqiponjës, dy elemente këto që e ruajnë trashëgiminë dhe historinë autoktone shqiptare.
Jam i lumtur që po i japim qytetit tonë një objekt si ky, dy hapësira të rëndësishme kulturore, që zënë vend në Parkun “Idriz Rrecaj”, një nevojë e kamotshme për konservimin e trashëgimisë shpirtërore, brenda të cilave do të shpaloset në origjinalitet edhe historia jonë e lavdishme.
Kryetari Nura prezanton projektin e rëndësishëm kapital të ndërtimit të Muzeut dhe Bibliotekës së qytetit të Skenderajt
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka prezantuar sot projektin e rëndësishëm kapital të ndërtimit të Muzeut dhe Bibliotekës së qytetit, me një ndërtim bashkëkohor që paraqet okarinën në krahët e shqiponjës, dy elemente këto që e ruajnë trashëgiminë dhe historinë autoktone shqiptare.