Mbledhja u mbajt me këtë rend dite:
1. Fjala hyrëse;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Shqyrtimi i dy procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara;
4. Propozim-vendim për zëvendësimin e anëtares së Kuvendit Fatbardha Haliti-Mustafa, me anëtaren Ervina Vojvoda, si dhe dhënia e betimit, me Nr.01.020/01-0010609/24, të datës 21.02.2024.
5. Propozim-vendim për zëvendësimin e anëtares së Komitetit për Politik dhe Financa (KPF) znj. Fatbardha Haliti-Mustafa, me Nr.01.020/01-0010606/24, të datës 21.02.2024.
6. Informatë lidhur me ndryshimet në Zyrën Kadastrale, Drejtoria për Gjeodezi Kadastër e Pronësi.
7. Pyetjet e këshilltarëve nën pikat të ndryshme.
Pas diskutimeve në pikat e mësipërme dhe sqarimeve të nevojshme nga kryetari Nura dhe drejtorët komunalë, Kuvendi ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.
Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt
Kuvendi Komunal i Skenderajt, nën udhëheqjen e kryesueses Adelina Spahiu, në të cilën kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e kuvendit, përfaqësues të OSBE-së dhe të shoqërisë civile, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të dytën për këtë vit.