Në këtë takim znj. Skocinska, ka lavdëruar punën e bërë në Komunën e Suharekës, pasi siç ka theksuar ajo keni bërë punë të mirë dhe të suskseshme, për çka ju përgëzoj, kurse në emër të kryetarit Asllanaj, ka përshëndetur dhe njikohsisht ka falenderuar për përkrahje z.Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës.
Ndërsa për punët qe janë bërë deri tash në terren, ka elaboruar Drejtori Komunal për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis z.Kushtrim Kicaj. Konform projektit janë vendosur të gjitha tabelat e parapara. Që ky projekt të ketë një formë përmbajtsore ne do të donim të vazhdonim me vendosjen e numrave nëpër hyrje, ku në bazë të regjistrit të sistemit të adresave për momentin janë diku 15.900 hyrje ( bazuar në ortofoton e vitit 2012).
Nga Drejtoria për Urbanizëm u kërkua të shikohet mundësia e financimit të Projektit nga BE-ja, në një vlerë të përafërt prej 75 mijë euro. Përveç tjerash u theksua se edhe Komuna mund të jetë si bashkëfinancuese e ketij Projekti. Gjatë takimi u diskutuan edhe ankesat e qytetarëve që kanë arritur gjatë peocesit të vendosjes së tabelave, për çka u tha se është foemuar një komision i cili do të shqyrtojë ankesat konform ligjit për sistem të adresave.
Vlerësim i përbashkët i këtij takimi ka qenë se realizimi i projektit: Sistemi i unifikuar i adresave në Komunën e Suharekës është kryer shumë mirë nga të gjithë ata që kanë qenë pjesë e realizimit të tij. Financuese e projektit: Sistemi i unifikuar i adresave ka qenë Zyra e BE-së në Kosovë.
/InfoKomuna/
Suharekë: Takim për përmbylljen e Projektit "Sistemi i unifikuar i adresave"
Përfaqsuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Malgorzata Skocinska, përfaqësuesit nga Agjensioni Kadastral i Kosovës, Blerina Kurti dhe Berat Preniqi, Kompania Sinjalizimi nga Suhareka, dhe Drejtoria Komunale për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, kanë biseduar sot rreth përmbylljës së Projektit: Sistemi i unifikuar i adresave në Komunën e Suharekës.