Reshjet e borës që gjatë natës së mbrëmshme ishin të pandërprera kanë shtyrë kompaninë e kontraktuar për pastrimin e borës “Famis” që të merret me pastrimin e borës nga rrugët.
Ndërkaq, kryetari i Komunës Bali Muharremaj, qëndroi atje në mesin e banorëve dhe u interesua që rrugët të jenë të kalueshme.
Ai, gjatë natës ka bërë apel nga vendi i ngjarjes për banorët e zonave malore si Greiçevc, Maqitevë, Javor, etj, të kenë kujdes gjatë lëvizjeve.
Budakova dhe fshatrat përreth të mbuluara nga bora
Në Komunën e Suharekës, fshati Budakova dhe fshatrat përreth janë mbuluar nga reshjet e shiut dhe borës që kanë rënë gjatë natës së mbrëmshme.