Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.

Homazhe dhe nderime sot kanë bërë edhe përfaqësues të subjekteve tjera politike dhe familjarët e Heroit si dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme.

“Vepra heroike e Besim Ndreces u bë frymëzim për luftën çlirimtare të UÇK-së. Ka thënë kryetari Muharremaj duke shtuar se: “Ai mbetet gjithmonë i përjetshëm”.