Fillimisht është folur për aktivitetet dhe punët që janë kryer dhe janë publikuar gjatë dy jave të shkuara. Kurse më pastaj u analizua gjendja e sigurisë në Komunë. Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, Afrim Syla, kapiten pasi e ka vlerësuar situatën të qetë dhe stabile, më pas ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave duke theksuar se rastet e dhunës në familje kanë rënie, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për çka i përgëzoj qytetarët për vetëdijesim.
Në këtë takim, kapiteni Sylaj ka bërë të ditur se nga sot fillon zbatimi i Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, i cili parasheh dënime të mëdha për ata që e shkelin Ligjin dhe nuk zbatojnë këto rregulla. Ai ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes, sepse tolerime nuk guxon të ketë për ata që nuk zbatojnë Ligjin: “Ne gjatë dy jave kemi shqiptuar 618 tiketa dhe shpresoj që ky numër të ketë rënie gjatë ditëve në vijim” ka thënë Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj.
Mbahet takimi i radhës i Koordinimit Lokal për Siguri në Komunën e Suharekës
Takimi i radhës i koordinimit lokal për siguri që u mbajt sot, nën drejtimin e nënkryetares së Komunës, Mihrije Suka e cila është edhe kryesuese e takimit, kryesisht i është kushtuar hyrjes në fuqi të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.