Kështu aktivitetet kanë filluar nga ora 10:00 në Sheshin e Qytetit ku një grup i infermierëve kanë ofruar këshilla mjekësore, matjen e tensionit dhe te glikemisë si dhe kanë shpërndarë fletëpalosje për qytetarët.
Ndërsa, më pastaj aktivitetet kanë vazhduar me mbjelljen e luleve dhe me një Ligjëratë me temën: “12 Maji Dita Ndërkombëtare e Infermierisë”.
QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë, ka shënuar sot 12 Majin - Ditën e Infermierisë
QKMF-ja “Rexhep Kuçi” në Suharekë, me aktivitete të ndryshme dhe me moton: "Shpëto një jetë dhe bëhesh hero, shpëto shumë jetë dhe bëhesh infermier", sot ka shënuar 12 majin- Ditën e Infermierisë.