Trafik i bllokuar në kryeqytet [Video]

Trafiku pasdite në Prishtinë po bëhet gjithnjë e më i rënduar, për të mos thënë po bëhet i përballueshëm edhe për shoferët, e edhe për kalimtarët.Kolona të gjata, bllokim i rrugës, sirena nga mos durimi, pritje të shumta, anë të zakonshme në këto orë, shkruan Koha.net.

Policia, në këto çaste as që bëhet e gjallë. E gjitha mbetet në duar të “gjeturisë” së shoferëve dhe të “punës” së semaforëve.

Por edhe këto shpesh vonojnë. Kështu ishte edhe sot në bulevardin “Bill Clinton”.

Për këtë dëshmon kjo video e dërguar nga një lexues i Koha.net.