Prezantimi i këtij drafti vjen pas punëtorive të organizuara më parë për hartimin e Strategjisë Zhvillimore Lokale.
Me këtë rast, nënkryetari i komunës Hasan Aliu, ka përgëzuar GLV-në për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm, duke theksuar se strategji të tilla lehtësojnë jo vetëm punët e drejtorisë por edhe komunitetit në përgjithësi në arritjen e objektivave dhe qëllimeve të tyre.
Prezantimin e Draft Strategjisë Zhvillimore lokale 2023-2028, e bëri Prof.Dr.Agim Zuzaku, ekspert i kësaj lëmie.
Si objektiva që ai prezantoi nga kjo strategji ishin: vlerësimi i gjendjes aktuale, sfidat e identifikuara, metodologjia, analiza e përparësive, dobësive, mundësive dhe rreziqeve, vizioni, objektivat strategjike dhe aktivitetet, si dhe harmonizimi i strategjisë me strategjitë tjera.
Në këtë prezantim, ishin të pranishëm inxhinier nga zyra e projekteve, zyrtarë të drejtorive komunale, shoqatave të grave dhe fermer.
U prezantua Draft Strategjia Zhvillimore Lokale 2023-2028 në Viti
Grupi Lokal i Veprimit "Vitia" (GLV), në bashkëpunim me komunën e Vitisë dhe Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë prezantuar sot Draft Strategjinë Zhvillimore Lokale për vitet 2023-2028.