Vetëvendosja vazhdon fushatën në Podujevë [VIDEO]

Lëvizja Vetëvendosje vazhdoi tubimin elektoral në Komunën e Podujevës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Ky tubim u mbajt në shkollën fillore “Ibrahim Rugova” në Podujevë dhe i pari që mori fjalën ishte bartësi i listës së Vetëvendosjes, Bajram Ajeti, i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje është përcaktuese e fatit të së ardhmes dhe fatit të qytetarëve të saj.

Ndërsa kandidati për kryetar të Podujevës, Ajet Potera tha se është i gatshëm t’a marrë përgjegjësinë dhe llogaridhënien për qeverisjen lokale, duke shtuar se zotohet për 25 premtime që janë të mundshme dhe të realizueshme edhe financiarisht për 4 vite.

Më pas fjalën e mori Albin Kurti, ku tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të fitoj as kundër PDK-së e as kundër LDK-së por do të fitoj për qytetarët e Besianës, duke shtuar se me qeverisjen e Ajet Poterës do të shtohet mirëqenia për qytetarët.

Ky tubim elektoral u përmbyll me këshillat e Bajram Ajetit, për mënyren e votimit, pasi siç tha ai në zgjedhjet e kaluara si pasojë e mosdijes së plotësimit të fletëvotimit ka pasur rreth 53 mijë fletëvotime të pavlefshme.