Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë komunale të arsimit dhe shkollat gjegjëse.
Kryetari i Komunës Sokol Haliti, në vazhdimësi në bashkëpunim me sektorin e shëndetësisë vite me radhë i japin rëndësi aktiviteteve të tilla në komunitet, pasi që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojmë në edukim dhe promovim shëndetësorë, obligim ligjor i Kujdesit Parësorë Shëndetësorë. “Dita e shëndetit oral” është shënuar përmes dy aktiviteteve në dy shkolla fillore: SHFMU” Hysen Tërpeza” në Tërpezë dhe SHFMU “ Skënder Emërllahu” në Ramjan.
Dr.Durim Rexhepi- stomatolog, Dr.Almira Rama-stomatologe dhe dr. Naza Sahiti-stomatologe kanë folur para nxënësve për rëndësinë e higjienës së mirë të gojës, mënyrën e duhur të pastrimit të dhëmbëve, ku të gjitha ndikojnë në një shëndet të mirë. Përndryshe, sipas stomatologëve që prej moshës një vjeçare e në vazhdim çdo person duhet të kontrolloj dhëmbët dy herë në vit tek stomatologu.
Dr.Artë Gashaj para nxënësve dhe përgjegjësve të shkollave tha se QKMF po bënë përpjekje që të shënojmë ditët e promocionit të shëndetit kombëtar, ku përmes aktiviteteve simbolike synohet të ngritët vetëdijësimi qytetar për sëmundje të ndryshme, në rastin konkret edhe të shëndetit të dhëmbëve.
Në fund të këtij aktiviteti infermieri Adhurim Sallahu, ka shpërndarë broshura nxënësve me informata të rëndësishme për kujdesin e dhëmbëve.
Përndryshe dita botërore e shëndetit oral festohet çdo vit më 20 Mars me iniciativën e Federatës Botërore të Stomatologjisë (FDI), në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit oral dhe rëndësinë e tij në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme të çdo individi.
Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Shëndetit Oral
Me moton “Dhëmbë të shëndosh, trup i shëndosh” komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar sot ditën botërore të shëndetit oral.