Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës , Stacioni në Viti, në krye me komandantin Afrim Halili por edhe përfaqësues të Njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimi, DSHPE- së, Inspekcionit, Pylltarisë etj.
Kryetari Haliti, tha se duhet të punojmë bashkërisht për sigurinë publike duke u koordinuar të gjitha mekanizmat në këtë drejtim.
Gjithashtu, u fol dhe për përditësimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me vlerësimin e rreziqeve apo të rasteve emergjente.
Kryetari Haliti mbajti takim në interes të sigurisë publike
Me qëllim të koordinimit të gjithë mekanizmave në raste të ndryshme emergjente por edhe të parandalimit të zjarreve, vërshimeve etj, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thirrur sot një takim të përbashkët.