Kryetari Haliti, tha se me këtë projekt, do të krijohen kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie në këtë shkollë.
Gjithashtu, ai shtoi se investimet në fushën e arsimit janë shumë të rëndësishme për qeverisjen lokale në Vitisë me qëllim që nxënësit që ndjekin mësimet të kenë kushte sa më të mira.
Ai, tha se pranë shkollave të mesme në Viti gjithashtu janë duke u ndërtuar edhe salla e teatrit dhe palestra sportive si dhe po vazhdojnë punimet në rivitalizimin e objektit të vjetër të Shkollës së Mesme Profesionale „Jonuz Zejnullahu“ në Viti, e cila pritet të bëhet me inkubator biznesi.
Kryetari Haliti vizitoi punimet në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti si dhe në objektin e vjetër të shkollës profesionale
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë ditës së sotme ka vizituar Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, për të parë nga afër punimet që po vazhdojnë në rivitalizimin e tërësishëm të këtij objekti shkollor.