Ajo, tha se pasi që ky dokument ka qenë në shqyrtim publik që nga 22 shkurti, ku edhe dokumenti në fjalë ka qenë i publikuar edhe në ueb faqen komunale dhe të gjithë të interesuarit kanë mund të njihen më atë por edhe të lënë komentet, sugjerimet e vërejtjet e tyre.
Znj. Hyseni bëri me dije se Plani Lokal i Veprimit për Barazinë Gjinore (PLVBGJ) 2024 - 2026 i përgatitur nga Komuna e Vitisë dhe është mjeti kryesor i zbatimit te angazhimeve publike për barazinë gjinore. Ajo tha se ky dokument është një mjet praktik i lokalizimit të dokumenteve te rëndësishëm kombëtarë, por edhe ndërkombëtarë ne lidhje me barazinë gjinore (veçanërisht instrumentet drejtpërsëdrejti te aplikueshme në legjislacionin e vendit).
Pas prezantimit të këtij dokumenti u hap edhe debati publik ku të pranishmit pos që përgëzuan zyrtaren për hartimin e dokumentit kërkuan nga institucionet lokale që ai të zbatohet.
Gjithashtu u dhanë edhe disa komentet dhe sugjerime të cilat do të shqyrtohen se a kanë mundësi ligjore të përfshihen në këtë draft dokument.
Mbahet konsultimi publik rreth Draft Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore 2024-2026 në Komunën e Vitisë
Sot, në Viti është mbajtur konsultimi publik rreth draft planit lokal të veprimit për barazi gjinore 2024-2026, të cilën e prezantoj Ibadete Hyseni, zyrtare për barazi gjinore nga kjo komunë.