Kryetari Haliti, vlerësoi rëndësinë e shënimit të kësaj dite, duke thënë se duhet respektuar mendimi por edhe shprehja e lirë e shoqërisë. Para këtyre homazheve kryetari Haliti, në zyrën e tij ka pritur në takim sekretarin e ambasadës Britanike në Kosovë, Richard Le Vay, me të cilat kanë bashkëbiseduar rreth lirisë së shtypit.
Në këtë takim, kanë marrë pjesë përfaqësues të Klubit Rotarian në Viti, Adratik Zeqiri dhe Alban Sokoli. Gjithashtu kryetari Haliti dhe sekretari Le Vay, vizituan edhe pemën në parkun e qytetit të Vitisë , i cili ishte mbjellë më parë nga t'a në shenjë nderimi për mbretëreshën tanimë të ndjerë britanike Elizabeta II-të. Po ashtu sot pritet të mbahen edhe disa aktivitete të tjera për nderë të kësaj dite.
Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit
Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror kanë vendosur kurora lulesh tek memoriali i gazetarit “Kerim Lewton”, që mban emrin e gazetarit të ndjerë, i cili u vra në kufirin Kosovaro- maqedonas, gjatë konfliktit në Maqedoni.