Njoftimi i plotë i kryetarit Idrizi:
“NË MBËSHTETJE TË BUJQVE
Komuna e Vushtrrisë edhe këtë vit do të mbulojë 50% të shpenzimeve për ujitjen e tokave bujqësore për bujqit vushtrrias, pasi që sot bashkë me kryeshefin e N.H “Ibër Lepenc”, z.Faruk Mujka, e nënshkruam Memorandumin e bashkëpunimit, përmes të cilit do të përfitojnë bujqit tanë.
Mbështetja për bujqit do të jetë e vazhdueshme!”
Komuna e Vushtrrisë vazhdon mbështetjen për bujqit vushtrrias
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se edhe këtë vit do të mbulojë 50% të shpenzimeve për ujitjen e tokave bujqësore për bujqit vushtrrias.