Njoftimi i plotë i kryetarit Idrizi:
“Bujqit vushtrrias do të përfitojnë 70 motokultivator me frezë, pasi që sot kemi nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi me shefen e Zyrës së TIKA-së, znj.Fulya Aslan.
Mbështetja për bujqit e vyer të Vushtrrisë do të jetë e vazhdueshme.
Faleminderit për bashkëpunimin znj.Aslan!”
Kryetari Idrizi nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e bujqve me 70 motokultivator me frezë
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëfinancimi me shefen e Zyrës së TIKA-së, Fulya Aslan, për mbështetjen e bujqve me 70 motokultivator me frezë.