Kuvendi Komunal i Vushtrrisë mban Seancë Solemne me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë, ka mbajtur Seancë Solemne me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lidhur me këtë, kryetari Ferit Idrizi ka shkruar:

“Në seancën solemne, sot nderuam 26 vjetorin e “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, sakrificën sublime të Komandantit Legjendar Adem Jashari e të familjes Jashari, një ngjarje kjo që bëri kthesë historike për Kosovën në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Asamblesë komunale, me një fjalë rasti ju drejtua edhe bashkëluftëtari i Adem Jasharit, baca Ali Januzi.
Në këtë 26 vjetor të “Epopesë së UÇK-së”, me krenari kujtojmë sakrificën sublime të familjes Jashari, dëshmorëve të kombit dhe gjithë atyre që kontribuuan në çlirimin e vendit.
Lavdi!”