Nis asfaltimi i rrugës Oshlan - Pirç

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Oshlan me fshatin Pirç, si dhe qytetin e Vushtrrisë me atë të Mitrovicës.

I pari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se investimet në infrastrukturën rrugore janë duke vazhduar në tërë territorin e komunës.

“Rruga e re do të jetë me gjatësi 760 metra dhe gjerësi 4 metra, e cila do të lehtësojë qasjen për qytetarët e kësaj ane”, tha kryetari Idrizi.