Përfundoi ndërtimi i urave në disa fshatra të Vushtrrisë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se tashmë ka përfunduar ndërtimi i urave në fshatrat Akrashticë, Duboc, Smrekonicë dhe në Studime të Epërme.

Njoftimi i plotë i kryetarit Idrizi:

“Ka përfunduar ndërtimi i urave në fshatrat Akrashticë, Duboc, Smrekonicë dhe në Studime të Epërme, të cilat do të ofrojnë siguri për qytetarët që kalojnë përmes tyre.

Përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatra të Vushtrrisë e kemi prioritet.”