MAPL mbështet komunën e Zubin Potokun

Nënshkruhet marrëveshje mirëkuptimi mes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Zubin Potokut.

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe Nënkryetarja e Komunës së Zubin Potokut, Latinka Utvic, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit -Ndërtimi i rrugëve dhe hapësirave për parking- në Zubin Potok.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të vazhdojë nënshkrimin e marrëveshjeve të mirëkuptimit edhe me komunat tjera të Kosovës për financimin e projekteve kapitale me interes për komunat.
/InfoKomuna/