Rrahu shqelma zyrtarët policorë në veri

Zyrtarët policorë janë rrahur shqelma nga një serb i përfshirë në një aksident trafiku.

Policia e Kosovës, bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gazivodë të Zubin Potokut.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi i njëjti fillimisht kishte ofenduar verbalisht e më pas i kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë duke i goditur me shqelma, gjersa ata ishin duke u marrë me një rast aksident trafiku, në të cilin ishte i përfshirë i dyshuari,” thuhet në raportin e policisë, shkruan InfoKomuna.

Policia bënë të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/InfoKomuna/