Këtë shifër e ka dhënë prefekti i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq në debatin që e ka organizuar OJQ Qendra për përfaqësim të kulturës demokratike (ACDC) në Mitrovicë.
Vuloviq ka thënës nëse femra është shtylla e familjes, atëherë nuk shoh arsye pse ajo të mos jetë edhe shtyllë e shoqërisë duke theksuar se nga 17 departamente në komunë, 16 udhëhiqen nga femrat, transmeton Koha.
"Nëse doni të keni komunë të suksesshme, e unë mendoj se Zubin Potoku aktualisht është komuna më e suksesshme në Serbi, femrat në këtë komunë kanë në dispozicion 18 milionë euro në projekte, atëherë propozoj që tu besoni femrave, ka thënë Vuloviq.
Zubin Potoku, komuna më e suksesshme në Serbi
Komuna Zubin Potok është unikja në rajon me numrin e femrave të punësuara në vendet udhëheqëse pasi në këto pozita janë 16 femra nga gjithsej 17 pozita.