Krimet serbe në komunën e Kamenicës

Gjatë periudhës 1998-1999 si në çdo komunë të Kosovës edhe në komunën e Kamenicës, ushtria, policia shtetërore serbe si dhe njësitë paramilitare serbe vranë, masakruan, terrorizuan, përdhunuan, dhunuan, ndoqën nga shtëpitë e tyre qytetarët e komunës së Kamenicës. Kulminacionin e dhunës, terrorit ushtria dhe policia shtetërore serbe e arriti më 11 maj 1999. Më 11 maj të këtij viti bëhen plot 17 vite kur qytetarët e komunës tonë ishin në ankthin më të madh të shek. XX.

Ishte 11 maji për jetë a vdekje, ishte çasti të jemi apo të mos jemi, ishte ditë e kobshme, ishte ditë tragjike e historisë tonë kombëtare, ishte dita kur ushtria serbe, policia dhe paramilitarët serbë filluan vrasjet, dhunimet, përdhunimet, përndjekjet e qytetarëve tanë nga shtëpitë dhe fshatrat e tyre, duke filluar nga fshati: Krilevë, Strezoc, Gragjenik, Leshtar, Hodonoc, Rahovicë, Koretin, Topanicë, Hogosht, Kopërnicë, Shipashnicë, Muçivërc, Karaçevë, Petrit, Roganë dhe në fshatrat e Malësisë së Kamenicës.

11 Maji i vitit 1999 ishte dita kur qytetarët e komunës tonë dhunoheshin, torturoheshin, sulmoheshin nën tytat e pushkëve dhe bajonetave të policëve, ushtarëve dhe paramilitarëve serbë. Qytetarët e komunës tonë u sulmuan barbarisht nga të katër anët, u nxorën me dhunë nga shtëpitë e tyre me të vetmin motiv se ishin shqiptarë etnikë. Më 11 maj të vitit 1999 nga forcat serbe dhe në majin e po atij viti u vranë pabesisht, pafajësish një numër i konsiderueshëm i qytetarëve tanë. Më poshtë do të paraqesim regjistrin e të vrarëve të pafajshëm, të pagjeturve dhe dëshmorëve të komunës sonë:

Të vrarë më 11 maj 1999:

1. Ajet Isaku nga Velegllava (1999)
2. Ismail Ismaili nga Kopernica (1999)
3. Asllan Thaçi nga Karaçeva e Ulët (1999)
4. Emin Jerliu nga Dazhnica (1999)
5. Zylfi Kastrati nga Hogoshti (1999)
6. Nevzat Kryeziu nga Muçivërci (1999)
7. Ramadan Latifaj nga Hogoshti (1999)
8. Ahmet Mehmeti nga Gragjeniku (1999)
9. Ismajlhaki Morina nga Hodonoci (1999)
10. Musa Morina nga Hodonoci (1999)
11. Halit Morina nga Hodonoci (1999)
12. Mehmet Sabedini nga Hogoshti (1999)
13. Si dhe Ardian Qarri, djaloshi që u vra në moshën 16 vjeçare, në janarin e vitit 1998 në qendër të qytetit të Kamenicës, njëherit është viktima e parë civile e terrorit policor serb e vitit 1998, Ardianin e kisha shok klase në shkollën fillore, polici serb e vrau në qendër të qytetit.


Të pagjetur ende janë:

1. Murtez Sherifi nga Petriti, i zhdukur në vitin (1999);
2. Fadil Sherifi nga Petrit, i zhdukur në vitin (1999);
3. Më 18 qershor është zhdukur në fshatin serb Stralicë, një qytetarë shqiptar i fshatit Gërbac i komunës së Medvegjës, sot e asaj dite nuk dihet për fatin e tij, emrin edhe sot e kësaj dite nuk kemi arritur që t`ia dimë këtij qytetari.
Shpresojmë që trupat e tyre të gjenden sa më parë.
Shteti serb duhet të përgjigjet për krimet, dhunën, përndjekjet, vrasjet dhe terrorin që i bëri ndaj popullatës së pafajshme shqiptare. Po gjatë viteve 1998-1999 u rrahën dhe u malltretuan egërsisht mbi 300 qytetarë kamenicas. Gjatë vitit 1999 ka pasur edhe përdhunime të femrave shqiptare në komunën, por që ky fakt u hesht, u la në harresë, numri i të dhunuarave është i madh, deri tani flitet për 30 femra të dhunuara.

Gjatë vitit 1999 shteti serb në komunën e Kamenicës shkatërroi:

- 202 Shtëpi;
- 107 Objekte Zejtare;
- 2 Xhami;
- 1 Bibliotekë;
- 3 Zyre vendi;
- 1 Shkollë me dokumentacion.

-Ushtria serbe, policia dhe paramilitarët serbë gjatë tërheqjes vodhën gjësende dhe inventarë në shtëpinë e kulturës, në shtëpinë e shëndetit tri vetura si dhe pajisje tjera, në objektin e komunës vodhën të gjitha inventarin si dhe të gjitha veturat, në objektin e postës vodhën 4 vetura dhe pajisje tjera të teknologjisë informative, në objektin e KEK-ut vodhën 6 vetura dhe pajisje tjera, në çerdhen e fëmijëve vodhën inventarin dhe një veturë, vodhën inventarë dhe pajisje në objektin e ujësjellësit komunal, në objektin e qendrës sociale vodhën inventarë dhe 2 vetura, në stacionin e autobusëve vodhën inventarë dhe 6 autobusë. Kurse qytetarëve kamenicas ua mori me dhunë afërsisht mbi 100 vetura, pajisje bujqësore, shifra të konsiderueshme parash, ari dhe argjend.

Dëshmorët e komunës së Kamenicës të rënë heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e vendit:

1. Isë Kastrati
2. Besnik Maroca
3. Avdi Xhaçku
4. Musli Imeri
5. Xhelal Sopi
6. Agush Isufi
7. Sabri Krivaça
8. Driton Krivaça
9. Florim Imeri
10. Arsim Isufi
11. Shemsi Isufi
12. Selver Kryeziu
13. Emin Kryeziu
14. Ramadan Kastrati
15. Ramadan Sijarin
16. Rrahim Beqiri
17. Rafet Isufi.

Shteti serb duhet të jap llogari për dëmet njerëzore, shpirtërore dhe materiale.

 

/FatonKrasniqi/