Rrugët e Prishtinës të pastruara

Të gjitha rrugët kryesore dhe ato dytësore janë pastruar nga kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Prishtinës. Kurse, tani në disa pjesë është filluar edhe me pastrimin e trotuareve.

Në komunat tjera gjendja është më e vështirë për të lëvizur me automjete për shkak se rrugët mbesin ende me borë dhe ngrica, raporton kp.

Rruga e kombit dhe magjistralja Prishtinë-Pejë është e hapur por me ngrica.