Të shumtë janë artistët shqiptarë që po ngjiten në skenat më të larta të aktrimit, muzikës e shumë fushave të tjera, shkruan albinfo.ch.
Një prej tyre është edhe Angela Halili. Aktorja me origjinë shqiptare, është lindur në Gjermani, por pjesën më të madhe ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vlen të theksohet se Angela është diplomuar në Akademinë Amerikane të Arteve Dramatike në Nju-Jork dhe ka interpretuar role të zhanreve të ndryshme përkrah aktorëve të njohur.
Angela ndodhet aktualisht në Shqipëri për të marrë pjesë në një film shqiptar me regji të artistit Eduard Grisha.
Ajo tregon për emisionin “Wake Up” rreth karrierës, krenarisë së origjinës shqiptare dhe filmit në të cilin është angazhuar.
“Eduarti më ka thirrur për këtë rol dhe kam qenë shumë e kënaqur. Kam lexuar skenarin, është një histori e madhe dhe ka për të qenë një kryevepër”, shprehet aktorja shqiptare.
Aktorja shqiptare nga Gjermania, storie suksesi në Nju-Jork
Aktorja me origjinë shqiptare ka interpretuar role të zhanreve të ndryshme përkrah aktorëve të njohur.