Mesfushori fantastik i Kombëtares së Shqipërisë, javë më parë ka zyrtarizuar kalimin e tij tek skuadra gjermane si lojtar i lirë nga Grasshoppers.
Në ndeshjen e tij debutuese me skuadrën e Freiburgut, Abrashi arriti të shënonte një gol mjaftë të bukur në takimin miqësor me një skuadër rajonale FC Freiburger, ku triumfoi skuadra e shqiptarit 2-1, transmeton Telegrafi.
Amiri pranoi një top të bukur në zonë nga ana e djathtë dhe goditi me gjysmë vollei nga pika e penalltisë për të shënuar golin e parë në ndeshje.
Goli i tij ngriti në këmbë tifozët e pranishëm duke e duartrokitur gjakovarin e Kombëtares.
Një fillim i mirë në skuadrën e re për Abrashin, i cili është i destinuar për tu bërë lider edhe në Freiburg, ashtu siç ishte në Zvicër tek GC.
Abrashi fantastik, debuton me super gol te Freiburgu
Amir Abrashi ka bërë një debutim fantastik me skuadrën e tij të re SC Freiburg.