Vepra e fotografit nga Kosova, foto e ditës në “The Guardian”

“Njerëzit shikojnë derisa një burrë kërcen nga ura 22 metra e lartë, gjatë një gare të kërcimeve nga lartësia”, është përshkrimi me të cilin e përditshmja britanike “The Guardian” e ka shoqëruar fotografinë e Armend Nimanit, shkruan sot Koha Ditore.

E realizuar në Gjakovë, fotografia është e para në mesin e fotografive më të mira të ditës, të përzgjedhura të hënën nga ekipi i së përditshmes prestigjioze. Kjo nuk është hera e parë që fotografitë e Nimanit dallohen në këso përzgjedhjesh.

Fotografi, i cili tash e 10 vjet punon për agjencinë franceze të lajmeve - AFP, vitin e kaluar ishte bërë pjesë e rubrikës “Fotot e ditës” në të përditshmen amerikane “The Washington Post”.

Fotografia e tij, e publikuar në mesin e 20 fotografive, ishte realizuar po ashtu në ngjarjen e garës së përvitshme të kërcimeve nga Ura e Fshenjtë në Drinin e Bardhë./KohaDitore/