Si kandidat i Doktoratës nga Universiteti i Prishtinës, Dijoni ka prezantuar hulumtimin "Exploring the Landscape of PhD education in Kosovo", në Leuven të Belgjikës, para një audience me profesorë dhe studentë të Doktoratës të Universiteteve nga më shumë se 21 shtete të botës.
Dijoni tregon se Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës është pjesë e Orpheus Med, e cila është organizatë kyçe për arsimin e lartë në Evropë dhe që ka zhvilluar praktikat më të mira për trajnimin e doktoratës (Best Practices for PhD training). Kjo, falë një mbikëqyrje adekuate nga prof. dr. Suzana Manxhuka-Kerliu, arritën që hulumtimi i tyre të zgjidhet ndër pesë më të mirët në këtë mes dhe u zgjodh për prezantim gjatë sesioneve.
“Ishte kënaqësi që përgëzimet pas prezantimit t'i marrë edhe nga prof. dr. Ashley Brady, Prodekane në Universitetin Vanderbillt në Nashville të Amerikës dhe prof. Melita Kovacevic nga Kroacia, pjesë e akreditimit të programeve të doktoratës në UP dhe përcjellëse e zhvillimeve në UP prej vitesh”, ka nënvizuar Dijoni.
Dijoni është doktorant në Departamentin Paraklinik të Universitetit të Prishtinës. Gjatë studimeve, ai u nderua me çmimin student i dalluar për lidership të veçantë dhe shërbim të merituar. Dijoni ka qenë edhe kryetar i Këshillit Studentor.
Ai është i përfshirë në projekte të ndryshme dhe aktivitete jashtëshkollore të udhëhequra nga Shoqata Evropiane e Studentëve të Mjekësisë (EMSA) dhe dëshiron të japë një kontribut pozitiv në rrjetin e Ambasadorëve Rinorë të ECL./InfoKomuna/
Hulumtimi i Specializantit nga Kosova, ndër pesë më të mirët në botë në fushën e mjekësisë
Suksesi i shqiptarëve në botë është bërë i padiskutueshëm në fusha të ndryshme. I tillë është edhe i riu, dr. Dijon Musliu. Ai është plot energji, ide, mendime e dëshira. Me idealizimin dhe këmbënguljen që e karakterizon, Dijoni po korr suksese edhe përtej kufijve të Evropës.