Bunjaki do të bartë numrin 38 në fanellë, ndërsa ai ka kryer edhe stërvitjen e parë me skuadrën gjermane ku pritet të debutoj në njërën ndër ligat më të forta në botë siç është Bundesliga.
Enisi është talent që u zbulua nga përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku i cili edhe pse kishte 16 vite e grumbulloi për të marrë kritika pastaj.
Por trajneri i Përfaqësueses sonë nuk i dëgjoi kritikat pasi ishte i bindur në talentin e madh të Enisit dhe e inkuadroi në disa ndeshje për të marrë përvojë.
Pas disa muajve ka qenë Përfaqësuesja e Gjermanisë që e ka grumbulluar me lejen e Albert Bunjakut i cili e ka lënë lojtarin të luaj për panzerët, deri në pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA.
Enisi dhe prindi i tij Ibushi e kanë bërë të qartë se janë të Kosovës dhe në të ardhmen do ta bartë përsëri fanellën e Përfaqësueses sonë.
Javë më parë tinejxheri kosovar qëndroi në vendlindjen e tij në fshatin Biqec të Kaçanikut ku iu bë një pritje madhështore nga bashkëvendësit e tij.
Enisi mori një fanellë të klubit KF Arbëria, klub që është nga fshati i lindjes së tij dhe bënë gara në futsall, ndërsa ai i dhuroi një palë këpucë sportive shoqatës humanitare Biqeci me seli në Zvicër.
Enisi ka premtuar që në të ardhmen do të ndihmojë edhe klubet sportive në Kaçanik.
E ardhmja është për Enis Bunjakin, i cili shihet si ndër talentet më të mirë në Gjermani, ndërsa shpresojmë që të ketë fat dhe të arrij suksese të mëdha.