Artisti kosovar me renome ndërkombëtare po tërheq vëmendjen e opinionit ndërkombëtar më krijime unike në artet pamore, përmes së cilave pasqyron edhe një pjesë të historisë së tij dhe vendit nga ai vjen.
Aktualisht në galerinë britanike “Tate St. Ives” në Cornwall në Angli, Britani e Madhe, po qëndron e hapur ekspozita personale e Halilajt, “Very Volcanic Over This Green Feather”.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 16 janar 2022. Ekspozita po tërheq mjaft vëmendje nga krijues dhe kurtatorë e artit. Kjo ekspozitë, por edhe ekspozitat tjerat të artistit, veçmas ajo e hapur vitin në “Pallatin e Kristalit” vitin e kaluar, në Madrid të Spanjës, e rendisin atë të në majat e vlerësimeve artistike evropiane.
Media të njohura që nga “The New York Times” e deri të “The Guardian” kanë shkruar për krijuesi më dhunti të veçantë, Petrit Halilajn.
Ritregimi i historisëPrestigjiozja britanike ‘The Guardian”, një ditë më parë ka botuar një artikull për Petrit Halilajn dhe ekspozitën e tij të hapur në “Tate” në Cronwall-it.
Artikulli pasqyron krijimtarinë e artistit kosovar që nga hapat e parë, në kampet e refugjatëve në Shqipëri e deri tek ekspozita në Britani, vizatimet për ish-Sekretarin e OKB-së, Kofi Annan e vizatimet për krimet e luftës së Kosovës.
Në Britani, Halilaj është prezantuar me instilacionin e krijuar enkas për “Tate St Ives”, që risjellë 38 vizatime të bëra nga ai të cilat i bëri në kampin e refugjatëve Shqipëri gjatë luftës së Kosovës, si 13 vjeçar.
“Vetë instalacioni është një pyll i magjepsur me imazhe, ku papagajtë dhe pallonjtë fluturojnë mbi tokën e copëtuar të varreve masive dhe të djegur në mendjen e një djali 13-vjeçar, i cili disi arriti të krijonte shpëtimin e tij nga trauma e luftës”, shkruan ndër të tjerash ‘The Guardian’.
Ndërkaq në një artikull të botuar ditë më parë në “The Nju Jork Tajms”, Halilaj është një figurë në rritje në botën e artit të Evropës, puna e të cilit është shfaqur në Bienalen e Venecias dhe në muzetë anembanë kontinentit.
“Në këtë prezantim, pjesë të vizatimeve të fëmijërisë së Halilajt janë riprodhuar në përmasa të mëdha dhe janë varur nga tavani i galerisë, në mënyrë që kur vizitorët të hyjnë, të përballen me një peizazh fantazi me zogj ekzotikë dhe palma. Por, kur arrijnë në anën tjetër të dhomës dhe kthehen, zbulojnë se disa nga formularët e varur janë shtypur në anën e pasme me një përzgjedhje më makabre të shkarravinave të Halilajt: ushtarë, tanke, figura vajtuese, shtëpi të djegura. Skena e qetë bëhet një skenë tmerri”, shkruan “The New York Times”, për ekspozitën e Halilajt në “Tate”.
Instilacioni ‘Lule mosmëharro” Në korrik të këtij viti, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, u ekspozua instalacioni “Lule mos më harro” i Petrit Halilajt dhe Alvaro Urbano.
Instalacioni u prezantua në kuadër të edicionit të tretë të “Auostrada Biennale” dhe edicionin e 5-të të Javës së Krenarisë në Kosovë, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe “Manifesta 14 Prishtina”.
Katër luleve madhështore që përbënin instilacionin, të krijuara nga pëlhura, për më shumë se dy muaj qëndruan të ekspozuara në Bibliotekën Kombëtare.
"Këto lule që i kemi bërë goxha të mëdha, janë rezultat i luleve të vogla që i kemi shkëmbyer me njëri-tjetrin gjatë 10 viteve lidhje. Pa qenë lulet e vogla, nuk mund të krijohen lule të mëdha”, tha autori i instalacionit, Petrit Halilaj gjatë hapjes së edicionit të katërt të “Autostrada Biennale”.
Krijuesi Halilaj mbetet ndër promovuesit dhe mbështetësit më të zëshëm të vendit të origjinës. Vitin e kaluar ai u tërhoq nga Bienalja e Beogradit, pasi organizatorët e ekspozitës nuk pranuan ta paraqesin kombësinë e tij në materialet shoqëruese.
Ai nuk u pajtua me organizatorët se si vendi i tij i origjinës do të emërohej në listën e artistëve pjesëmarrës.
Gjithashtu në krijimtarinë artistike vendlindja, fëmijëria e artist, sidomos tmerret e kaluar gjatë luftës së viti 1998/99 Petrit Halilaj ka lindur më 1986 në Kostërc të Skenderajt. U shkolluar për artë në Itali. Halilaj jeton dhe punon mes Gjermanisë, Kosovës dhe Italisë.
Krijimtaria artistike e tij, e cila pjesë e madhe e punës së tij ka elemente biografike, përfshin instilacione, skulpturën, videon, pikëtura, vepra të punuar në tekstin, pëlhura e materiale tradicionale.
Halilaj deri më tani është prezantuar në galeritë dhe muzetë më të njohur të arteve pamore në Evropë dhe Amerikë. /Kallxo.com/