Risa Çitaku, tashmë është bërë emër i njohur në botën artistike e cila falë punës dhe talentit të saj, ka arritur që të fitojë shumë çmime ndërkombëtare në piano. Vogëlushja nga Mitrovica e cila ndjekë mësimet në shkollën fillore Abdullah Shabani, ekzekutimin në piano e filloi që nga mosha 5 vjeçare, e cila ndonëse e re në moshë arriti që shumë shpejtë të fitoi edhe shumë shpërblime.
Ajo është pjesëmarrëse e rregullt e koncerteve dhe garave të pianos brenda dhe jashtë vendit, madje në çdo pjesëmarrje, pianistja e vogël gjithnjë shpërblehet me çmime, vetëm në këtë vit ajo ka arritur të rrëmbejë tri çmime ndërkombëtare, si pjesëmarrëse e vetme në garat për piano në Maqedoni, Shqipëri dhe në Kosovë.
Prapa sukseseve të kësaj pianiste qëndron edhe përkushtimi i profesoreshës së muzikës, Lirije Halili Koshi, e cila është shumë e përkushtuar për përgatitjen e talenteve të muzikës nga Mitrovica./InfoKomuna/