Ryva Kajtazi promovon videoprojektin “Mos harro” në KTV

Dy ditë pas lansimit të baladës së re “Mos harro” Ryva ishte mysafire në emisionin Express të KTV-së për të promovuar videoprojektin më të ri.

Kënga është balada e radhës e këngëtares pas disa këngëve ritmike.

Në këtë intervistë ajo ka treguar për realizimin e këngës së re, si dhe atë se sa ka qenë sfiduese të realizohet një baladë e re pas asaj “Barnatorja” e cila e bëri të njohur këngëtaren.

Ajo gjithashtu ka promovuar edhe këngën “Pa ty” një bashkëpunim ky me reperin e ri, Ng./Koha