Kjo ka bërë që grupet punuese nga dy komunat përkatëse, të realizojnë një projekt të përbashkët, përmes të cilit do të përafroheshin me njëra-tjetrën përmes turizmit.
Në kuadër të projektit Turizmi Derë e hapur për bashkëpunim ndërkufitar, përfaqësuesit e komunës së Gostivarit kanë qëndruar të shtunën në Dragash, ku i kanë përafruar qëndrimet rreth modaliteteve që në këtë vit të veprohet konkretisht, duke organizuar panaire të vogla në dy komunat përkatëse, me pjesëmarrjen e të gjithë ndërmarrësve nga këto dy treva që merren me prodhimtarin e produkteve që karakterizojnë tradicionalen.
Gjithashtu, siç u tha në takimin që u organizua në Dragash, përmes këtij projekti do të përafrohen mes vetë prodhuesit bujqësorë, agjencitë turistike si dhe mediat nga dy këto komuna.
Në takim u tha se qëllimi është njohja e dy anëve mes vete, përmes katër shtigjeve të lartcekura. Krejt kjo, me qëllim që ti jepet shtytje qeverive komunale nga Dragashi dhe Gostivari për ngritjen e kapaciteteve vepruese në këtë drejtim.
Më pas, qeveritë komunale të kërkojnë më shumë nga ministritë përkatëse për mbështetjen e këtyre aktiviteteve.
Sipas asaj që u tha në Dragash, takimi i radhës do të organizohet në Gostivar, ndërkohë që në prill dhe në maj të organizohen dy panaire të vogla, njëri në Gostivar dhe tjetri në Dragash.
Takimi në Komunën e Gostivarit do të realizohet të martën me fillim prej ora 13 ku delegacionet e dy komunave do të nënshkruajnë platformën e përbashkët për promovimin e turizmit në të dyja Komunat./InfoKomuna/
Komuna e Gostivarit dhe Dragashit më afër njëra-tjetrës përmes turizmit
Komuna e Gostivarit dhe Komuna e Dragashit kanë distancë ajrore rreth 25 kilometra, por që për ta vizituar njëra-tjetrën iu nevojiten rreth katër orë udhëtim.