Në Tiranë Jepet Alarmi Global: Arianit Shehu: Rreziku nga Inteligjenca Artificiale Armiqësore

Në konferencën ndërkombëtare “Një Strategji kundër Agresionit Teknologjik nga Shtetet Armiqësore”, të organizuar nga Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET), drejtimin e mori Arianit Shehu, Drejtor Ekzekutiv i ACCET dhe një nga zërat më të fuqishëm në fushën e sigurisë globale dhe teknologjisë së përgjegjshme.

Tiranë, 9 Qershor 2025

Në fjalën e tij hapëse, z. Shehu theksoi rrezikun në rritje të keqpërdorimit të inteligjencës artificiale nga shtete armiqësore për qëllime destabilizuese dhe bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar dhe politika të përbashkëta për mbrojtjen e demokracive.

Konferenca shënoi një moment kyç për përfshirjen e Shqipërisë në debatet globale mbi sigurinë kibernetike dhe inteligjencën artificiale, duke përforcuar rolin e vendit në agjendat transatlantike për sigurinë dhe qeverisjen teknologjike.