Do të fillojmë me liqenin e parë, me rezervuarin e Kasharit, meqë ai është më i afërt. Pastaj dot ë bëjmë disa pista të ciklueshme ëpr biçikletat.
Ne duam që të mbyllim këtë mandat të parë me një pajë që i mbetet Tiranës me parqet urbane. Përfitimi nuk do të jetë vetëm i atyre që do vijnë të shijojnë parkun.
Nëse ne harxhojmë 1 milionë dollarë për të rregulluar këtë park, përfiton gjithë komuniteti rreth e rrotull në Kashar, 10 milionë dollarë, tha kreu i bashkisë, Erjon Veliaj .
Për momentin, investimi për liqenin e Kasharit është në fazën e projektimit dhe ideimit të tij. Administratori Erin Çatri e vlerëson atë si një mundësi për ti dhënë të gjithë njësisë administrative një imazh të ri dhe një vrull zhvillimi.
E fut Kasharin në hartën turistike të kryeqytetit. Rrit cilësinë e banorëve të zonës dhe do të kemi në fund një aset të shtuar për të gjithë banorët e Tiranës, tha Erin Çatri, administrator i Kasharit.
Ata që do të preken nga zhvillimi i këtij projekti janë banorët që duket se projekti që në fillimet e tij, ka një impakt pozitiv te disa banorë të zonës që shprehen entuziastë për investimin.
Investimi për këtë projekt mendohet të nise rreth 2 muaj më vonë, ndërsa gjatë kësaj periudhe do të zhvillohet një proces konsultimi midis bashkisë, njësisë administrative, banorëve dhe projektuesve.
Parku i Liqenit të Kasharit, në një destinacion turistik [Video]
Liqeni i Kasharit, i shfrytëzuar deri më sot si një rezervuar për ujitjen e tokave në zonë, do të shndërrohet në një nga hapësirat atraktive të Tiranës, sipas një projekti të bashkisë, që synon të nisë investimin e saj gjatë këtij viti.