Të shumtë janë ata që kanë mbetur të habitur pasi dridhjet e forta të tërmetit shkaktuan krisje në dhjetëra pallate e banesa private, por pa shkaktuar dëme të dukshme te pallati i konsideruar si “monstra mbi rërë” që ndodhej shumë pranë epiqendrës.
Ky pallat është plot 28 kate i lartë, por leja e ndërtimit është shkelur duke ia shtuar disa kate pas përfundimit të ndërtimit fillestar. Gjatë shtimit të kateve pjesa e sipërme e pallatit ishte rrethuar me skela, kur edhe ndodhi shembja e një pjese të tyre.
Instituti i Ndërtimit Tiranë ka kryer një studim të këtij pallati dhe ka rekomanduar shembjen, pasi paraqet probleme të shumta.
Si shpëtoi ndërtesa 28 katesh ndaj lëkundjeve të forta pranë Golemit
Pallati 28 katesh i ndërtuar pranë detit në Golem fatmirësisht ia ka dalë t’i “mbijetojë” lëkundjeve të forta të tërmetit gjatë të martës pasdite.