Më vjen mirë që edhe Medreseja, në këtë muaj të Ramazanit, ka një pamje më të mirë. Në këtë mënyrë i japim dinjitet hapësirave tona publike, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku premtoi se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë çdo ditë punën e saj, jo vetëm me investime në rikonstruksionin e rrugëve, por edhe për shtimin e hapësirave për fëmijët. Ky ka qenë vetëm viti ynë i parë dhe sigurisht që jemi fokusuar në akset kryesore. Por, fokusi gjatë vitit tjetër do të jetë në rrugicat dhe sheshet e lagjeve.
Edhe në njësinë nr.8 jemi duke identifikuar hapësira që mund ti kthejmë në kënde lodrash për fëmijë, si ai që bëmë te "Mine Peza", u shpreh Veliaj duke shtuar se gjatë viti të parë të mandatit është ndërhyrë në mbi 50 rrugë në kryeqytet, ndërkohë që gjatë vitit të dytë puna do të vijojë në çdo rrugicë lagjeje.
Por në fotot që duket rruga e përfunduar duken edhe disa detaje që në fakt prishin syrin. Rroba, manekine e tregtarë që shesin në buzë të trotuareve pa e patur aspak problem, se dikush mund edhe ti gjobisë ashtu siç ndodh më në qendër të qytetit.
Tiranë: Inaugorohet rruga "5 Maj" e cila lidh zonën e Medresesë me tregun industrial
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë sot në parfumimin e rikonstruksionit të rrugës 5 Maji, e cila lidh zonën e Medresesë me tregun industrial.Ky investim i ka rritur vlerën pallateve dhe gjithë bizneseve që operojnë në këtë zonë.