Boks, Tatli kundër italianit Ballisai

Boksieri prizrenas Edis Tatli do të mbrojë titullin e Evropës (EBU) në kategorinë e lehtë në boksin profesionist në Espoo të Finlandës më 18 mars kundër italianit Massimiliano Ballisai.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e stafit të Tatlit për Koha Ditore. Në të vërtetë, Ballisai është emëruar kundërshtar vetëm një ditë pasi që kundërshtari i paraparë i Tatlit për duelin e marsit, britaniku Kevin Mitchell, vendosi të pensionohej.

"Ne kemi arritur marrëveshje me Ballisain. Jemi të lumtur që gjetëm kundërshtarin zëvendësues shpejt", ka thënë menaxheri i Tatlit, Pekka Maki. Tatli 28-vjeçar ka 26 fitore (9 KO) e një humbje. Kundërshtari i Tatlit, Ballisai 31-vjeçar ka 20 fitore (12 KO) e dy humbje.