Në këto gara morën pjesë mundësit më të shquar nga vendi dhe shtetet fqinje, duke iu dhuruar shikuesve opojanë dhe jo vetëm, një spektakël emocionues.
Në fund u shpërblyen fituesit, ku nga kategoria Dora e parë fitoi i pamposhturi, Egzon Shala (Kosovë) ndërsa vendin e dytë e fitoi, Vladimir Boban (Maqedoni). Në kategorinë Dora e dytë, vendin e parë e zuri, Baki Ramazani (Maqedoni), ndërkaq në kategorinë Dora e tretë, vendin e parë e zuri, Veli Susuri (Kosovë).
Garat u zhvilluan në një atmosferë sportive dhe u përcollën nga shumë qytetarë, por të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Komunës së Dragashit.
/InfoKomuna/
Dragashi organizoi garën e pehlivanëve
Ndonëse kësaj here moti nuk ishte i përshtatshëm, kjo nuk e pengoi zhvillimin e garave tradicionale të pehlivanëve në Dragash, të cilat organizohen për nderë të Ditës së Çlirimit të kësaj komune jugore të Kosovës.