Pas barazimit me skuadrën turke Antalya Spor, sot Kosova e Prishtinës zhvilloi ndeshjen e dytë në kuadër të qëndrimit në Antalya, me skuadrën nga Zvicra Niederamt.
Vashat kosovare shënuan fitore të thellë prej 7 me 0 ndaj skuadrës zvicerane, që në radhët e veta ka gjashtë përfaqësuese të Zvicrës, ka njoftuar FFK-ja përmes një komunikate.
Geturaba Haklaj ishte ylli i këtij takimi duke shënuar hetrik, transmeton Koha.net. Kurse golat e tjerë u shënuan nga Feride Kastrati, Lavdije Begolli, Xheneta Kastrati dhe Verona Berisha.
Ndeshjen e radhës e KF Kosova e Prishtinës zhvillon të dielën kundër skuadrës daneze BSF Dam.
Ky ishte formacioni i të dyja ekipeve:
Kosova e Prishtinës: Rexhepi, Bunjaku, Govori, Rrahmani, Xh. Kastrati, Haklaj, F. Kastrati, Xh. Berisha, Begolli, Jashari dhe V. Berisha: Luajtën: Kryeziu, Jatullahu, Maliqi, S. Selimi, Q. Selimi Prestreshi dhe Podvorica.
Niederamt: Luscher, Bayidic, Tanner, Ëehrli, Lo Dico, Sunar, Keles, Bektash, Shrebel, Ayala, Muller dhe Çelik.