Hapjen ekëtij diskutimi e bëri drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport, XhemileMurati-Shabani e cila ka vlerësuar tejet lart këtë takim, që në mënyrëtë detajuar të elaborohet ky ligj.
Ndërkaq Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, tha se deri më tani mbi 100 kontratajanë lidhur prej kur ka hyrë në fuqi ky ligj, duke kërkuar që këtë ligjta marrin parasysh edhe komiteti i sportit dhe biznesit të Ferizajt.
"Deri më tani mbi 100 kontrata janë të lidhura që i bie se ky ligj është duke funksionuar dhe nuk ka dilema por duhet rregullorja të përfillet pasideri te lidhja e kontratës nuk ka procedura të rënduara, por sot ebiseduam që të gjejmë edhe forma të terja të thjeshtësimit që të jemi më efikas dhe t'i lëmë të lirë komunitetin e biznesit dhe të sportit që tëjenë në dobi të ngritjes së sportit", është shprehur Hasani.
Kurse përfaqësuesi i ATK-së, Nait Sharku tha se ATK-ja është e përgatitur qëtë respektojë ligjin e sponsorizimeve, por edhe të u jep sqarimevebizneseve në lidhje me zbatimin e këtij ligji.
"Ne si ATK jemi të gatshëm në çdo formë të japim sqarime si klubeve ashtu edhe bizneseveqë mendojnë të lidhin kontrata. Në vitin e kaluar kontratat që janëlidhur kanë mundësi t'i paraqesin në pasqyrat financiare që është afatideri më 31 mars, ndërsa ato financime që i kanë bërë nga janari deri mëtani do i zbresim nga deklarata e vitit 2020. Mbi të gjitha gatishmëripër të financuar kulturën sportin nuk duhet jetë vetëm te pjesa etatimit, por është edhe zhvillim i sportit pasi ne krenohemi me tëarriturat e sportit dhe kulturës, tha ai.
Kurse pjesëmarrësit e këtij debati parashtruan pyetje të ndryshme të cilët morën përgjigje nga Hasani dhe Sharku.
Ligji për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ështëmiratuar në qershore të vitit të kaluar, ligj ky i cili u jep mundësifederatave, klubeve, sportistëve dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, poredhe institucioneve kulturore, që të kenë mbështetje nga sponsorët.
Ndërsa sipas këtij ligji bizneset të cilat sponsorizojnë aktivitetet esportit, u njihet zbritja 30 për qind nga tatimi në fitim, ndërsa ato që sponsorizojnë aktivitetet e kulturës u njihet zbritja për 20 për qindnga tatimi në fitim. /InfoKomuna/