Garë kjo që i kushtohet ish/atletit dhe trajnerit Osman Zharku, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar për zhvillimin e atletikës në këtë rajon.
Të pranishmit i përshëndetën Halil Sylejmani, Kryetar i Federatës Atletike të Kosovës si dhe Bashkim Berisha, ku në emër të organizuesit të kësaj gare folën për Osman Zharkun dhe përkushtimin e tij për sportin e atletikës.
Në këtë garë morën pjesë 250 atletë dhe atlete nga 12 klube të Kosovës të cilët zhvilluan gara në 9 disiplina në të dy gjinitë.
Në garën kryesore për të rritur fitues dolën Luljeta Shala, anëtare e Llapit të Podujevës dhe Suad Kryeziu, përfaqësues i ekipit Ragana të Kamenicës. Në konkurrencën e junioreve vendi i parë i takoi Shkurte Shalës së Llapit, kurse për juniorë i pari doli Çlirim Hyseni, anëtar i Trepçës 89.
Më të dalluarit u nderuan me medalje dhe diploma, kurse fituesit në të gjitha disiplinat fituan edhe kupa. Me mirënjohje u nderua familja e Osman Zharkut si dhe të gjithë ata që kontribuan për mbajtjen e kësaj gareje./InfoKomuna/
Luljeta Shala dhe Suad Kryeziu, fitues të garës "Osman Zharku 2016"
Organizuar nga Klubi i Atletikës "Kalaja" të Bardhit të Madh dhe mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Fushë-Kosovës dhe Federata Atletike e Kosovës, në Bardh të Madh është mbajtur Vrapimi Përkujtimor "Osman Zharku 2016".